Aktori i njohur italian, Raul Bova, është dënuar nga gjykata me 1 vit e gjysmë burg për evazion fiskal.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Romës. Sipas akuzës, aktori ka transferuar shuma te kompania që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.
Kjo “lojë financiare” është bërë për të paguar një taksa shumë më të ulët se detyrimi i zakonshëm.
Ndërkohë, avokati mbrojtës i Bovës thotë se ky vendim do të rrëzohet në apel.



