Negociatat mes Tiranës dhe Athinës nuk kanë ecur asnjë milimetër përpara, ndërkohë që Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ka kërkuar më shkoqur hapjen e çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, i cili ka nisur sot një vizitë dyditore, deklaroi se Athina nuk njeh as çështjen çame dhe që nuk ka ndërmend ta heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.



