
Gjatë një komunikimi me qytetarët sot përmes rrjeteve sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur se protesta e 12 nëntorit, është një kusht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.
Berisha njoftoi se protesta e 12 nëntorit, do të mbahet nga ora 16:00.
Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.
Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.
Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet.
Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.
Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.
Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet.
Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërisë dhe të këtij vendi.
PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.
Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor.
Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.
Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës.
Tutje, Berisha iu bëri thirrje të gjithë demokratëve, për të marrë pjesë në procesin e primareve.
Ai tha se nuk tërhiqet nga primaret dhe as të zëvendësoj primaret me sondazhet.
PD e vërtetë, e rithemeluar, ka përcaktuar një procedurë që s’ka demokrat që normalisht duhet ta refuzoje.
Por kur 1 vit më parë kaloja nga foltorja në foltore për peng Bashën, kishte edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj që është e qartë se të gjitha ato janë përpjekje të Edi Ramës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD.
Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, skam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq të zëvendësoj primaret me sondazhet.
Edi Rama, betejën e ka me 11 dhjetorin, se atë tjetrën, siç provuan kohërat e kishte në xhep.



