Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Skënderbeg”, ku u hodh lëndë plasëse në derën e një agjencie funerale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F., dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Aktualisht vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



