Mbahen sot zgjedhjet parlamentare në Bullgari/ Sondazhet parashikojnë pjesëmarrje të ulët

Mbahen sot zgjedhjet parlamentare në Bullgari/ Sondazhet parashikojnë pjesëmarrje të ulët

Qytetarët bullgarë u janë drejtuar këtë të diel që nga ora 7 e mëngjesit kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare që po mbahen në vend. Paqëndrueshmëria politike, tendencat pro-ruse dhe ato pro të djathtës ekstreme kanë bërë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve  të shtata parlamentare në më pak se 4 vite.

Pavarësisht një numri të tille të lartë zgjedhjesh, Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabël që nga rrëzimi nga pushtetit të  Borisov në vitin 2020 kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit.

Sipas sondazheve të fundit asnjë nga partitë politike nuk pritet që të fitojë shumicën as në këto zgjedhje megjithatë Partia e Qendrës së Djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov pritet të dalë e para me rreth 26% të votave.

Sondazhet po ashtu parashikojnë  një prej pjesëmarrjeve më të ulëta në këto zgjedhje si pasojë e numrit të shpeshtë të tyre ku të fundit ishin ato qëu mbajtën këtë qershor.

Megjithatë në këto zgjedhje garojnë 22 parti politike dhe 9 koalicione dhe votimi do të jetë i hapur deri në orën 20:00. Bullgaria me rreth 6.7 milionë banorë cilësohet si një nga shtetet me të varfra dhe më të korruptuara të Bashkimit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy