Arrestimi i Veliajt, Pjetra: E lëshoi vetë Rama, brenda 72 orëve mund t’i ndryshojë masa e arrestit (VIDEO)

Arrestimi i Veliajt, Pjetra: E lëshoi vetë Rama, brenda 72 orëve mund t’i ndryshojë masa e arrestit (VIDEO)

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.

Lidhur me këtë avokati Ndue Pjetra në MCN Informacion u shpreh se Veliajn e lëshoi vetë kryeministri Rama për të shpëtuar veten.

Ai tha se janë rreth 100 mln dollarë që USAID ka futur në Shqipëri dhe se fitorja e Trump është goditja e fortë që po i bëhet sorosianëve. Sipas tij do ishte mirë që SPAK pas Veliajt të shkojë te të gjithë të tjerët.

Pritej arrestimi i Veliajt gjithë ata arrestohen kur i lëshon vetë kryeministri. Rama bënë lojëra sepse e di shumë mirë se çfarë bëhet në SPAK sepse ai bëri sikur do ikte në Shkodër dhe ideja që u kthye në rrugë është diçka që s’ta mbush mendjen, por fitorja e Trump është goditja ndaj sorosianëve sepse këta janë duke shpëtuar veten tani.

Historia e kryebashkiakut është një shenjë e rëndë sa i përket drejtimit të bashkisë sepse të shohësh që në mes të Tiranës bëhen gjithë ato pallate dhe pa pikë turpi vete dhe i hedh ato domate që ai fshatari i shet për të fituar bukën, prandaj do ishte mirë që SPAK pas Veliajt të shkojë te të gjithë të tjerët.

Rama e lëshoi Veliajn për të mbrojtur veten dhe gruan e tij sepse Sorosi e ka udhëzuar për të marrë dhe Ramën se kush e mban atë për burrë. Janë rreth 100 mln dollarë që USAID ka futur në Shqipëri qëkur është themeluar nga ‘92 deri 2015, ka pasur 80 mln dollarë dhe 8.2 mln vetëm për të penguar drejtësinë.

Më tej ai shtoi se Veliaj nuk është ndaluar për problemet e drejtimit të bashkisë së Tiranës, por për pastrim parash sepse për gjithë inceneratorët dhe të tjerat SPAK nuk pati asnjë provë të provuar.

Për pastrimin e parave ai nuk diti t’i fshejë dhe kjo në këtë rast ligjërisht s’mundet askush që të marrë një vendim. Ligjërisht nuk mund ta shkarkojnë në këtë fazë. Ligjërisht nuk arrin dot të dalë me një vendim dhe të thotë shkarkimin e tij sepse është e kundërligjshme.

Këto nene janë pothuajse të një pakete sepse s’bën pastrim parash pa korrupsion  dhe anasjelltas, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ai do përballet fillimisht me provat dhe mund të ndryshojnë dhe masën e  sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie brenda 72 orësh.

SPAK nuk ka diskutim që kontrollohet nga Edi Rama. Jemi në një pikë ku leku i USAID dhe Soros ka qenë për të penguar drejtësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy