Presidenti Thaçi takohet me kryeministrin e Rusisë

Presidenti Thaçi takohet me kryeministrin e Rusisë

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Lajmin për këtë takim e ka bërë vetë kreu i shteti të Kosovës, i cili në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", ka shkruar se kryeministrin Medvedev shkurtimisht e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjellë paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Ky është takimi më i lartë ndërmjet dy përfaqësuesve shtetërorë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy