
“Revolucioni i flamingove” ishte shembulli që kryeministri Edi Rama solli për të shpjeguar atë që e cilëson si një formë të re të dezinformimit dhe ndërhyrjeve hibride ndaj Shqipërisë. Në një konferencë për manipulimin e informacionit, Rama foli për rreziqet nga lajmet e rreme, ndikimi në rrjetet sociale dhe kërcënimet ndaj sigurisë së vendit.



