Rreth 800 tonë prej mbetjeve që u kapën në Kinë të eksportuara nga Shqipëria janë të rrezikshme. Gazetari Klodian Tomorri thotë se është kjo arsyeja pse ato do të kthehen mbrapsht.

Ka një argument logjik. Anijet u ngarkuan dhe kanë shkuar në anën tjetër të botës. Për të shkuar atje ka një kosto. Tani nëse ato do të ishin pa kleçkë, nuk pranonte njeri t’i kthente mbrapsht. Ato nuk i pranoi askush. Nuk i pranoi Tajlanda, Singapori dhe po i kthejnë. Të gjithë ata e kanë një informacion. 800 nga 2800 tonë dyshohet se janë të rrezikshme. Aty ka disa lloje.

Tomorri tha se ka dyshime se të dy kompanitë e përfshirja, Kurum dhe Sokolaj, kanë shkelur ligjin në bashkëpunim.

Sa i përket kompanisë Sokolaj, ka një lojë dyshe me Kurumin. Është shkelur ligji dhe është mashtruar. Fatura është bërë për hekur. Dyshohet se fatura është e falsifikuar. Fleta që ka certifikuar që është oksid zinku është certifikuar në Kroaci nga një kompani që e ka në pronësi sërish Sokolaj. Kjo mbetja e rrezikshme kur transportohet ka ca protokolle, si duhet të vishen punonjësit e portit, si mbahet ngarkimi. Është deklaruar sikur po ngarkon qymyr, krom, grurë.