Presidenti i Republikës Çeke: Transgjinorët, "të neveritshëm"

Presidenti i Republikës Çeke: Transgjinorët, "të neveritshëm"

Ursula von der Leyen e konsideron ligjin e ri hungarez anti-LGBTIQ një "turp" por presidenti i Republikës Çeke Milosh Zeman e shikon ndryshe. Në një intervistë, ai mbështeti mendimin e Viktor Orban dhe vazhdoi të provokonte më tej. 

Presidenti Çek Milosh Zeman ka shkaktuar zemërim me komente negative për njerëzit transgjinorë. Në një intervistë për CNN ai kritikoi ashpër operacionin e ndërrimit të gjinisë dhe një festival të LGBTIQ në Pragë, që do të mbahet në fillim të gushtit.  Në intervistë u bisedua dhe rreth ligjit të ri për anti-LGBTIQ në Hungari. 

Zeman u shpreh se, kushdo që kryen operacion për ndërrimin e gjinisë kryen veprën penale të vetëgjymtimit. "Çdo ndërhyrje mjekësore është një rrezik dhe unë i urrej transgjinorët nga thellësia e zemrës sime", tha 76-vjeçari. Presidenti u shpreh gjithashtu se sipas tij transgjinorët janë "të neveritshëm". 

Në intervistë ai tregoi mirëkuptim për ligjin e ri hungarez, të cilin Von der Leyen e konsideron si "turp" dhe ndër të tjera, si shkelje të së gjitha vlerave të Bashkimit Evropian./Spiegel/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy