Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, ku prezantoi projektin për rikualifikimin e zonës historike.
Rama tha se ky projekt do të transformojë zonën. Investimi kap vlerën 11 milionë euro dhe është financuar nga qeveria shqipetare dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjeve.
“Qyteti ka arritur më shumë vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar terësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit. Kemi zhvilluar disa diskutime për rëndësinë e kësaj zone pastaj kemi dakordësuar. Fondi ka financuar projektin dhe do finnacojë dhe një pjesë të zbatimit të projektit. Kemi ndarë barrën e përgjegjësisë qoftë për financimin ashtu dhe operacionin. Ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit elektrik dhe të ujësjellësit. Fondi do financojë 4 milion euro, qeveria 7 milion euro.Do ti japim gjithë kësaj zone një pamje të re”, tha Rama.



