Tre operacione antidrogë në kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen 150 kg marijuanë

Tre operacione antidrogë në kufirin greko-shqiptar, sekuestrohen 150 kg marijuanë

Policia greke zhvilloi sot 3 operacione antikanabis, ndërsa u sekuestruan 145 kg drogë. Në këto operacione pati edhe të arrestuar, ndërkohë që një shqiptar është shpallur në kërkim.

Në operacionin e parë u kapen 6 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Kato Lapsista të Janinës. Mësohet se në pranga ka rënë një çift grekësh, një 25-vjeçar dhe një 33-vjeçare. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, çiftit iu gjet në banesë 5 kg 975 gr marijuanë dhe një peshore.

Pas kësaj sasie, një tjetër operacion u zhvillua, ku u sekuestruan 40 kg 500 gram marijuanë në Kostur.
Droga u kap në një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta. Ndërkohë, në pranga drejtuesi 38-vjeçar dhe pasagjerja 32-vjecare, te dy grekë.

Një sasi prej 104 kg marijuanë është sekuestruar sot nga policia greke ndërsa janë arrestuar 2 persona dhe një shqiptar është shpallur në kërkim. Policia ka arrestuar shoferin e automjetit një 30-vjeçar grek dhe pasagjeren 21-vjeç nga Rumania Personi i shpallur në kërkim është një shqiptar 30-vjeç që rezulton të jetë pronari i mjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy