Një ndër personat kryesorë ne dosjen CEZ-Dia është Elvis Mataj, i cili ka qenë punonjës i kompanisë së Kastriot Ismailjat. Ai ka dhënë një dëshmi në Prokurorinë e Tiranës në atë kohë dhe aktualisht ai ndodhet jashtë Shqipërisë.
Në dëshminë që ka dhënë ish-ministri Damian Gjiknuri në procesin e Kastriot Ismailajt, ka pranuar se e ka takuar Matajn dy herë në zyrën e tij dhe është diskutuar mbi dëshminë që ai do të jepte për këtë aferë.
“Elvis Mataj e njoh dhe mund ta kem takuar një herë ose dy herë, pasi ishte i gatshëm për të dëshmuar në lidhje me gjithë aferat korruptive të DIA-s dhe ka ardhur vetë në zyrën time”, thotë Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë.



