Vlorë, digjet makina e punonjësit të policisë

Vlorë, digjet makina e punonjësit të policisë

Makina e një efektivi policie është djegur mëngjesin e së martës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, pranë palestrës së mundjes.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej të cilave mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ''Benz'', është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës).

Sipas bluve të Vlorës, dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy