Padia pas vetëvrasjes së 16-vjeçarit amerikan/ OpenAI shton opsione për mbikëqyrjen e prindërve në platformën ChatGPT

Padia pas vetëvrasjes së 16-vjeçarit amerikan/ OpenAI shton opsione për mbikëqyrjen e prindërve në platformën ChatGPT

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale, OpenAI, ka njoftuar se do të shtojë opsione të reja për kontrollin prindëror në platformën ChatGPT. 

Vendimi vjen një javë pasi një çift nga Kalifornia paditi kompaninë, duke pretenduar se sistemi kishte nxitur djalin e tyre 16-vjeçar të kryente vetëvrasje. 

Sipas OpenAI, brenda muajit të ardhshëm, prindërit do të mund të lidhin llogarinë e tyre me atë të adoleshentit. 

Përveç kësaj, prindërit do të marrin njoftime nëse sistemi zbulon se fëmija po kalon një moment të rëndë shqetësimi emocional. 

Rasti i familjes Raines në Kaliforni është vetëm njëri nga disa raste të ngjashme të raportuara muajt e fundit.

“Ne po përmirësojmë vazhdimisht mënyrën se si modelet tona njohin dhe reagojnë ndaj shenjave të shqetësimit mendor e emocional”, tha OpenAI në një reagim zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy