
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi kompanitë ruse të premten që të përgatiten për një embargo të naftës dhe paketë të reja sanksionesh të Bashkimit Evropian, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
“Siç e dini, Bashkimi Evropian prezantoi një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë me një embargo nafte. Kompanitë vendase duhet të jenë gati për këtë vendim. Ne folëm për perspektivat për kufizime të tilla në takimin e fundit për kompleksin e karburantit dhe energjisë," tha ai në një takim me qeverinë, raporton TASS.
Në maj, Bashkimi Evropian ra dakord për një embargoi të mbi 90% të naftës që importon nga Rusia. Putin tha gjithashtu se Perëndimi po përpiqet të detyrojë vendet e tjera të rrisin prodhimin e energjisë.



