Gjobë 190 milionë për ndërtim pa leje/ Banorët: Kallëzim ndaj kreut të IKMT. Deri në janar bashkia na merrte taksat (VIDEO)

Gjobë 190 milionë për ndërtim pa leje/ Banorët: Kallëzim ndaj kreut të IKMT. Deri në janar bashkia na merrte taksat (VIDEO)

Banorët e Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Kodrës së Priftit kanë kallëzuar ditën e sotme në SPAK, drejtorin e IKMT Ajet Zyberi.

Kjo pasi drejtori i IKMT ka vendosur dy gjoba për banorin Besmir Beca me vlerë 190 milionë lekë të vjetra për ndërtime të kryera para 15 vitesh.

Njëri nga banorët tha për MCN Tv, se drejtori është në shkelje pasi ka gjobitur banorin për dy objekte që ka dhe se kallëzimi i sotëm bëhet në mënyrë të mos përsëritet kjo gjobë për banorët e tjerë.

Janë 400 familje të tjera që mund të përballen me një gjobë të tillë, rritet gjoba në bazë të metrave. Kush ka 300 metra, ta llogarisë 305 milionë lekë, në bazë të metrave katrorë vjen gjoba.

Ndërtimi pa leje nuk qëndron, është ndërtuar në 2005 dhe gjobitet sot. Gjobit Besmirin dhe Besmirat e tjerë që do përballen me këtë gjobë. Sot do e raportojmë në SPAK, urojmë që nesër të ketë një dënim për të.

Shtet kriminal, dirigjentët janë pisa dhje kriminela. Ndërkohë strehojnë afganë e sirianë. Shqiptarët po ikin se gjoba të tilla dhe shembje banese siç po bën Rama, nëse dikush do thotë është politike ose jo, kjo është tërësisht politike.

Kjo politikë e ka çuar vendin në këtë derexhe ku është sot. Ne kërkojmë të marrim atë që na takon. Ministria e Infrastrukturës na tha se do të kemi VKM, e cila nuk ka dalë, është një kaos dhe lëmsh.

Ndërkohë babai i Besmirit, e cilësoi si jonormale gjobën dhe si presion të vazhdueshëm për banorët.

Ai shtoi se ka qenë në proces legalizimi dhe bashkia i ka ardhur i ka marrë tkasat një më një për metër katror, deri në muajin janar.

Ndërsa tani më solli letrën që nuk legalizohesh, më tej më sjellin planin për prishje. Rruga akoma nuk ka projekt.

Nga ana tjetër IKMT vijon me gjoba të majme sikur të kishim bërë ndonjë hata ne. Jo që deri dje na merrnin taksat.

Ndaj jemi para SPAK për të bërë denoncim, kundër presioneve që na ushtrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy