Gropa e arbitrazhit, Hysi: Institucionet neglizhencë ndaj subjekteve që kanë kontrata me shtetin

Gropa e arbitrazhit, Hysi: Institucionet neglizhencë ndaj subjekteve që kanë kontrata me shtetin

Juristja dhe avokatja Vasilika Hysi, kostot e humbjeve dhe të përfaqësimeve ligjore nga arbitrazhet, në vlerën 181 milionë euro, nuk i sheh si dobësi të avokatëve, por problem të shkaktarëve që bëhen probleme arbitrazhi.

Duke folur për “MCN Economy”, Hysi tha se faturat e arbitrazhit që do iu paguhen këtyre subjekteve bie mbi qytetarët shqiptar dhe jo mbi shkaktarët.

Nëse do respektojmë procedurat për çdo zgjidhje kontrate, nuk do të ishim këto dëme që janë aktualisht.

Por duke vazhduar institucionet në këtë lloj forme, duke treguar neglizhencë ndaj subjekteve që kanë marrëdhënie kontraktuale me shtetin shqiptar, do ketë sërish këto çështje dhe pasoja ekonomike.

Do ishte mirë që këto 181 milionë euro të shkonin për rritjen e pensioneve dhe pagave, por shkojnë për kompensimin e dëmeve që caktohen nga arbitrazhi.

Shkaktari i këtij dëmi financiar dhe moral, duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj shtetit shqiptar.

Përfaqësuesit e Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve shqiptare i kanë kapacitetet, pasi janë të përzgjedhur për pozicionet e tyre.

Autoritetin që përdor shteti shqiptar dhe neglizhencën e madhe të shtetit shqiptar në zgjidhjen e një marrëdhënie juridike.

Ju e dini që nga shteti shqiptar vazhdohet për inceneratorët. Sërish do kemi dëme dhe kontrata që do vazhdojnë të shkojnë në arbitrazh.

Sepse nuk vazhdohet procedura për zgjidhjen e kontratës dhe nuk zbatohet.

Procedura për zgjidhjen e një kontrate, është njoftimi i shkeljes së një rregulli apo parimi që parashikohet në nënshkrimin e kontratës.

Kur nuk bën njoftimin, ndërprerjen dhe hapat.

Në fund për inceneratorët nëse nuk zbatohet kjo procedurë, të arrestuarit do të dalin të pafajshëm, problemi është se titullarët që kanë firmosur kontratat, nuk kanë njoftuar ndërprerje të kontratave për faktin se nuk janë respektuar kontratat, nuk është ndërtuar incenerator, por kanë futur në burg disa persona, ndërkohë që kontratat janë lidhur me autoritetet.

Çështja Bechetti pati ndjekje penale, çështja civile eci në arbitrazh dhe përfituan shpërblimin e dëmit.

Problemi përfundimtar erdhi që ne duhet ti japim shoqërisë Bechetti 181 milionë euro.

Por ka shkelje akoma të vazhdueshme, se shteti ka mbajtur prona të bllokuara mbi 10 vite të cilat ishin kontraktuar nga kompania Bechetti pa asnjë lloj vendimi gjyqësor.

Shteti shqiptar duke vendosur sekuestro mbi pasuritë e Bechettit ka mbajtur me forcë pasurinë.

Në një moment të caktuar do të vendosë gjykata për shpërblimin e këtij dëmi që nuk e ka shkaktuar Bechetti, pasi pronat i ka mbajtur me forcë shteti shqiptar.

Shteti shqiptar nuk ka detyrime vetëm për abritrazhet, por edhe për gjyqet e brendshme.

Problem është edhe ndikimi i paligjshëm në institucionet shtetërore.

Ndikojnë nëpërmjet mundësive që kanë për tu përjashtuar nga ndjekja penale dhe përgjegjësitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy