Çani “përplaset” me Dumën: PD nuk mblodhi dot të vetët, as gjysma nuk e votuan Bashën

Çani “përplaset” me Dumën: PD nuk mblodhi dot të vetët, as gjysma nuk e votuan Bashën

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, demokratja Grida Duma pati një debat me gazetarin Arjan Çani lidhur me pjesëmarrjen e ulët të anëtarësisë në zgjedhjet për kryetar PD-je. Çani tha se Basha u rizgjodh me më pak se gjysmën e votave dhe kjo është tregues i një mungese të madhe organizative në parti. Duma e argumentoi pjesëmarrjen e ulët me atë që e quajti lëvizje e anëtarësisë.  

Çani: Basha do të ishte më faqebardhë sot nëse do të kishte më shumë anëtarë. Njerëzit nuk mund t’i zgjedhësh nga një palë zgjedhje të humbura dhe t’u thuash hajde voto humbësin. Sot Basha është kryetar me 32 mijë vota. Ishin 75 mijë anëtarë votues.

Duma: Merrni shikoni të gjitha arkivat. Nuk ka kurrë pjesëmarrje që kalon 40%.

Çani: Por kur nuk mbledh dot të vetët… Çfarë janë këta 30 mijë që munguan.

Duma: Duhet të marrim listën dhe të shohim sa janë në Shqipëri, sa janë jashtë. Janë në letër, por nuk dihet a janë në Shqipëri apo jo?

Çani: Është dobësi e madhe kjo. Kjo do të thotë që kryetarët tuaj në rrethe nuk e dinë sa kanë.

Duma: Lëvizin anëtarët. Nuk ka ndodhur në asnjë historik partie të marrin pjesë 80% e anëtarëve.

Çani: Kur nuk vijnë në ditën e zgjedhjeve, atëherë nuk janë tuajt.

Rakipi: Zyrtarisht janë 76 067 anëtarë votues. Ku kanë shkuar këta anëtarë?

Duma: Unë po ju tregoj përvojën politike.

Çani: Në kushte normale, një parti që ka prekur fundin, duhej pritur masivitet më i madh nga anëtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy