Zelensky: Sonte do të na sulmojnë, vendoset fati i Ukrainës

Zelensky: Sonte do të na sulmojnë, vendoset fati i Ukrainës

“Sonte do të na sulmojnë. Armiku do të përdorë të gjithë fuqinë që ka, në të gjitha frontet, për të thyer mbrojtjen tonë. Ky është momenti kur vendoset fati i Ukrainës”.

Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të drejtuar kombit.

Televizioni spanjoll, Rtve, raporton se forcat ruse po drejtohen drejt qytetit të Odessa, ku po përgatiten për të sulmuar.

Më tej thuhet se në Krime, janë gati disa anije në pritje të mbërritjes së trupave nga toka, për të nisur sulmin nga deti.

Autoritetet e qytetit, sipas burimeve të cituara nga televizioni spanjoll, iu kanë kërkuar qytetarëve që të strehohen, për t’i shpëtuar një sulmi të mundshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy