Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar pas dëshmisë së djalit të ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha, Shkëlzenit, i cili ishte thirrur sot për të dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar për aferën e “CEZ”.
Braçe i kujton Berishës ngjarjen e Gërdecit, për të cilin sipas tij djali i Berishës së bashku me të atin janë fajtorë të pandëshkuar nga drejtësia.
Socialisti Braçe në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, shkruan se ai duhej të thirrej edhe më parë për Gërdecin por kjo nuk ndodhi se kishin prokurorët dhe gjykatësit e tyre.
Statusi i Braçes
Nejse;
Shkelzen Sali Berisha e mesoi rrugen!
Do ta bej shpesh e me shpesh, per gjithcka ku figuron emri i tij, per cdo ceshtje.
Duhej te thirrej me pare, prej Gerdecit.
Nuk ndodhi, nuk e therriten prokuroret e tij dhe, per shkak te tyre, nuk e therriten as gjykatesit e tij.
Frika eshte e madhe dhe kjo vlen shume.
Imagjinoni, ai dhe te tjere, kishin frike deri ne fund edhe nga prokuret e gjykatesit e tyre; i emeruan nje me nje qysh prej Gerdecit dhe, perseri kishin frike.
E dini perse?
Sepse faktet per te e per ta, ja bejne muuuu!
Kjo eshte hera e pare qe ulen ne tavoline, ne nisje si deshmitare.
Nuk deshmojne, sepse perballe tyre nuk jane prokuroret e gjykatesit e tyre.
Shkelzen Berisha kerkon ata.
Sepse jane ende ata, reforma ne drejtesi u pengua deri ne germen e fundit, sepse jane ata po vonohet deri ne minuten e fundit.
Ata nuk shpetojne, doreheqjet kane nisur, njeri pas tjetrit, midis tyre jane gjykatesit qe i kane mbrojtur, por edhe gjykatesit qe kane denuar banalisht cilindo qe ka ngritur akuze mbi Berishet.
Nuk shpeton askush pertej tyre, as ai qe ka shkelur ligjin, as ai qe ka ngritur e eshte bere pjese ne biznes te paligjshem, as ai qe permes ketij biznesi ka vrare, ai ai qe ka perdorur pushtetin per te shitur si placke e keqe kete vend, as ai qe ka bere placke prej shitjes se pasurise se ketij vendi.
Nuk amniostohet kerkush!



