Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 31 persona të cilët, sipas autoriteteve, morën pjesë në protestën e zhvilluar në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia bën me dije se procedimi penal është kryer në vijim të veprimeve hetimore për tubimin e zhvilluar në Tiranë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Tiranës procedon pjesëmarrës në protesta.
Edhe në tubime të mëparshme janë vënë nën hetim dhjetëra protestues, mes tyre edhe persona të identifikuar si organizatorë, me argumentin se kanë dalë jashtë itinerarit të njoftuar të marshimit dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.



