Personeli amerikan është transferuar nga disa vende të Lindjes së Mesme sepse rajoni mund të jetë një vend i rrezikshëm.
Kështu u tha gazetarëve Presidenti amerikan Donald Trump përpara se të ndiqte shfaqjen muzikore “Les Miserables” në Qendrën Kennedy në Uashington, pas raportimeve se stafi i ambasadës amerikane në Irak ishte transferuar.
Disa media raportuan se kjo ishte një shenjë se bisedimet bërthamore SHBA-Iran nuk po shkonin mirë.



