Avdullah Hoti, kryeministri i Kosovës, është takuar ditën e sotme në Bruksel me Mirosllav Lajcak, emisarin special të BE-se për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe Mattheë Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me të cilët ka diskutuar për takimin që do të mbahet nesër në rang ekspertësh.
Në një reagim të tij Hoti thotë se ka një akordim mes synimeve të BE-së dhe Amerikës për një marrëveshje finale.
Statusi i Avdullah Hotit
“Sot në Bruksel takuam Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosoves dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Mattheë Palmer.
Diskutuam për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë. Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.”



