Në Angli do të vendoset një sistem alarmi që paralajmëron nivelin e rrezikut të koronavirusit.
Sistemi, i cili do të përdorë një shkallë vlerësimi nga një deri në pesë dhe do të përshtatet sipas të dhënave, do të lajmërohet nga kryeministri i vendit Boris Johnson në një deklaratë televizive. Ai gjithashtu do të shpjegojë çdo ndryshim në masat e bllokimit.
Lajmi vjen pasi ai prezantoi një slogan të ri, duke i thënë publikut të "qëndrojë vigjilent, të kontrollojë virusin, të shpëtojë jetë".
Sidoqoftë, këshilla për "qëndrimin në shtëpi" do të mbetet në vend në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.
Kryeministri postoi në Twitter udhëzimin e ri me mesazhin: "Të gjithë kanë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në kontrollin e virusit duke qëndruar vigjilent dhe duke ndjekur rregullat. Kështu mund të vazhdojmë të shpëtojmë jetë ndërsa fillojmë të shërohemi nga koronavirusi".
Ende nuk dihet kur do të fillojë lehtësimi i masave kufizuese në vend.



