Policia e Tiranës arrestoi kameramanin e Partisë Socialiste, 39-vjeçarin Erind Vogli, pasi akuzohet për 4 vjedhje celularësh në Tiranë. Më pas ai largohej me biçikletë.
Para pak kohësh ai ishte akuzuar edhe nga vetë socialistët për një tjetër rast vjedhjeje.
Erind Volgi, kameramani i Partisë Socialiste, u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi vidhte celularët nga tavolinat dhe largohej me biçikletë.
Specialistët e Komisaraitit nr 1, kanë finalizuar operacionin e koduar “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Policia thotë se ai ka vjedhur 4 telefonë në zona si “Pazari i ri”, Rruga e Kavajës, etj, ndërsa viktimat ishin gjithnjë gra. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon, biçikleta dhe 2 bluza që dyshohen të jenë përdorura prej tij. Para pak kohësh Vogli ishte akuzuar edhe nga Partia socialiste për një rast vjedhjeje.



