
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike të premten, duke i bërë thirrje shefit të Kremlinit të përdorë ndikimin e tij për t'i dhënë fund konfliktit në Siri dhe për të rifilluar negociatat drejt një tranzicioni politik.
"Presidenti nënvizoi nevojën për t'i dhënë fund përshkallzimit të sulmeve ushtarake të muajve të fundit në mënyrë që të mbrojë popullsinë civile", thuhet në një deklaratë të Pallatit Elysee, duke shtuar se të dy liderët kishin diskutuar gjithashtu nevojën për të siguruar se nuk ka ketë një rilindje të Shteti Islamik në rajon.
Në deklaratën e "Elysee" tha se Macron shpresonte që dialogu i rregullt midis Francës dhe Rusisë mund të lejonte përparim më konkret në gjetjen e një zgjidhjeje në Siri.
Në vitin 2011 edhe Siria u përfshi në valën e protestave të Pranverës Arabe duke kërkuar largimin e presidentit Bashar al-Assad, por konflikti u përshkallëzua në një luft civile duke i dhënë hapsirë edhe krijimit të Shtetit Islamik në këtë zonë.
Mbi 360,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë duke u bërë edhe një nga konfliktet më të përgjakshmit, ndërsa vendi është shkatërruar në pjesën më të madhe.



