
Deputeti demokrat Luçiano Boçi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me gjyqin e 3 marsit për vulën e Partisë Demokratike për të cilën u shpreh se nuk mund të diskutohet një çështje që s’duhet të ekzistojë juridikisht.
Ai tha se e gjithë kjo është e stisur nga fillimi deri në fund dhe se sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një nul.
Situata në PD është e qetë, ashtu siç ka qenë. Këtu s’ka një çështje juridike për tu trajtuar sepse kjo është nul. Në rastin konkret ndryshimet duhet të regjistrohen dhe të futen në partinë politike. Kemi një stisje të një pale ankimuese të palës në apel. Opozita nuk ka në fokus zgjedhjet lokale, është e përqendruar tek çështja e vulës.
Autori i stisjes i kësaj situate madje i shtyrë dhe tani në 3 mars është Rama për të larguar vëmendjen e publiku nga situata. Nuk ka ngjarje juridike është nul dhe nuk pritet ndonjë vendim. Rama duke arritur të korruptojë ndërkombëtarët ka korruptuar dhe këtë. Vendimi munb të jetë shtyrje, rikthim në gjykim dhe ne s’mund të diskutojmë një çështje që s’duhet të ekzistojë juridikisht, sepse s’ka është stisur nga fillimi deri në fund. S’mund të diskutojmë mbi baza alogjike. Ku ka interes publik këtu, Rama ka shkelur çdo interes publik.
I pyetur nëse vula i mbetet Bashës dhe Alibeajt, Boçi tha se nuk flet me supozime, por për realitetin politik.
Jemi para një vendimi kuazi politik dhe këtë të vërtetë na takon ta transmetojmë sepse është një situatë artificiale sepse jemi në procesin e asgjësimit të opozitës. Ka pasur tentativa për të blerë opozitën, heqja asaj e fjalës dhe gjithçka është një artileri e rëndë e drejtuar e gjitha opozitës. Ne duhet të revoltohemi, të bëhemi të gjithë bashkë.



