Aksion për lirimin e hapësirave publike në Durrës, çmontohen objektet e lokaleve (VIDEO)

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Durrës, çmontohen objektet e lokaleve (VIDEO)

Në lagjen numër 17 të qytetit pritet të nisë aksioni i paralajmëruar nga Bashkia Durrës për lirimin e hapësirave publike. Ndërsa është rrethuar perimetri, në terren gjenden efektivë të IMTV, të Policisë Bashkiake, punonjës të rendit. Ndërkohë, disa nga lokalet vijojnë punën për çmontimin dhe largimin e objekteve dhe materialeve.

Pas njoftimit nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ditën e martë, për zhvillimin e një aksioni për lirimin e hapësirave publike fillimisht në lagjen numër 17, në lokalet në afërsi të Stacionit të Trenit dhe më pas në lagjen numër 11, në dy anët e rrugës, në afërsi të Mauzeleumit të Dëshmorëve, bizneset kanë nisur nga puna për heqjen e materialeve, vullnetarisht.

“Bizneset kanë kohë deri të premten për të liruar hapësirat publike!”- paralajmëroi nga mbledhja e këshillit bashkiak, Sako. Vetë subjektet kanë konfirmuar se i është bërë edhe njoftimi zyrtar përkatës.

Për këto dy sipërfaqe, që vite më parë kanë funksionuar si lulishte është hartuar projekti përkatës, që përfshin rikualifikimin e tyre dhe që në javët në vijim do të vihet në zbatim.

Kryebashkiakja Sako e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm dhe të kërkuar nga qytetarët këtë aksion, duke shtuar se do të shtrihet edhe në hapësira të tjera, duke përmendur Shëtitoren e Plazhit apo dhe rrugët kryesore të qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy