
Kendall Jenner është modelja më e paguar në botë. Revista “Forbes” e publikoinjë lajm të tillë pasi Jenner ia doli të kalonte supermodelen Gisele Bundchen për herë të parë në 15 vjet.
Modeling ka qenë që në krye të herës një profesion që bashkon bukurinë e dhënë nga natyra me një agjent të zotin. Dhe jo më kot, Kendall Jenner është në majë.
Kendall, e cila është gjysmëmotra e të të famshmeve Kardashian, vitin e kaluar fitoi 17 milionë stërlina.
Shuma të habit kur mendon se Kendall nuk ka bukurinë apo cilësitë e një ylli si Kate Moss në fillimet e saj. Por nëse i mungon përvoja, Kendall e plotëson shumë mirë këtë “gropë” me ambicien që karakterizon familjen e saj.



