
Elnori është një këngtar i ri nga Kukësi, i apasionur me muzikën, që e nisi në mënyrë rastësore.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Elnori rrëfeu si nisi rrugëtimi autodidakt në kitarë në moshën 19 vjec dhe në këndim.
Te pjesa e kitarës ka qenë rastësore, nuk e kisha planifikuar më herët, thjesht kam luajtur që ta mësoj. Biles e kam nisur që 19 vjeç, sepse më përpara kur isha më i ri kam luajtur muzikën rep dhe bitbox.
Edhe pjesëmarrja në programin e ‘xFactor’ ka qenë rastësore. Ishte hera e parë që luaja në një audiencë kaq të madhe. Emocionet ndikuan shumë në eksperiencën tim aty. Kam kaluar dy fazat në këtë kompeticion, dhe te vilat u eliminova, të them të drejtën nuk më kanë lejuar të jem me kitarë, nuk e di pse. Nuk kam qenë keq por nuk e di pse u eliminova.
Me muzikën live kam tre vite që merrem. Ndërkohë në të ardhëm mendoj të marrë pjesë në një ndonjë festival.



