
Deri në mesditë, pjesërisht vendi ynë do të jetë në dominimin e intervaleve me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në shtrirjen Lindore herë pas here pritet të ketë kalime të shpeshta vranësirash. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, duke sjellë dhe kalime të vranësirave edhe në ultësirës perëndimore.
Por nuk pritet që vranësira të krijojnë mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Skandinavisë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.
Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qendrore dhe Britania e Madhe do të dominohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.
Po ashtu me vranësira dhe me reshje dëbore mbetet Lindja e kontinentit Europian.



