Dy skenarët e ISHP-së sesi do të përhapet Covid gjatë 2021-shit

Dy skenarët e ISHP-së sesi do të përhapet Covid gjatë 2021-shit

Imunizimi nëpërmjet vaksinës nuk po shikohet si një opsion para vjeshtës. Instituti i Shëndetit Publik ka ndërtuar 2 skenarë (me dhe pa vaksinë) se si do të zhvillohet përhapja e virusit në 2021-shin.

Në skenarin e parë, pa vaksinë, pritet rënie e infektimeve ditore në mënyrë të qëndrueshme, deri në muajin qershor. Rritja e numrit të infektimeve do të nisë sërish gjatë kohës së pushimeve të verës. Në mesin e qershorit, korrik dhe gusht, pritet rritje e kurbës, pasi lëvizjet do të bëhen më intensive.

Në skenarin e dytë, i cili parashikon ecuri më intensive të vaksinimit deri në qershor, infektimet do të jenë më të zbehta gjatë verës, ndaj dhe pandemia do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar. Kulmi i së gjithë pandemisë ka kaluar në muajin shkurt.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se, plani i vaksinimit do të zhvillohet sipas dy skenarëve. I pari, parashikon të përmbyllet brenda 14 muajve kurse skenari i dytë, parashikon vaksinim në harkun e 24 muajve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy