
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Ardian Muka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se grupi EMAAR I cili do të investonte në portin e Durrësit është tërhequr nga projekti pasi kredia e kërkuar në Bankën Islamik nuk I është aprovuar.
Sipas Mukës, presidenti i Alabar ka krijuar një kompani tjetër që nuk ka lidhje me grupin dhe ka bashkëpunuar me dy kompani të tjera offshore duke krijuar kompaninë Symphony e cila ka shprehur interes pranë Agjencisë Shqiptarë të Investimeve Strategjike për të investuar në portin e Durrësit. Ndërkohë deri më tani nuk dihet se kush janë pronarët e dy kompanive offshore, që sipas Mukës e kanë detyrim ligjor që të deklarojnë pronarët.
“Grupi EMAAR nuk është më pjesë e projektit. Mesa di unë ata kanë aplikuar për një kredi në Fondin Islamik që nuk është aprovuar dhe grupi EMAAR është tërhequr nga investimi. Presidenti Alabar ka krijuar një kompani tjetër që nuk ka lidhje me grupin mëmë dhe bashkë me dy flluska të regjistruara në kompani ofshore kanë krijuar kompaninë Symphony që kanë aplikuar për ndërtimin e portit. Ka një detyrim ligjor që kompanitë ofshore të deklarojnë pronarin e tyre, por mesa di unë nuk kanë deklaruar.
Dy kompanitë ofshore që janë në bashkëpunim me Symphony, kush mund të merrte pa asnjë lekë portin e Durrësit?
Në një intervistë ju keni parë zonjën Duma që tha “pse ta bëjë vetëm Rama, ca jemi ne?”.
Ne themi të bëhet por ti ngelet qytetarëve, të jetë pronë publike.”, u shpreh Muka.



