Vrau të dashurin e ri të ish-gruas, jepet dënimi për shqiptarin në Itali

Vrau të dashurin e ri të ish-gruas, jepet dënimi për shqiptarin në Itali

Një 57-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 vjet e katër muaj për vrasjen e partnerit të ri t ëish-të fejuarës së tij. Drejtësia italiane e ka dënuar Bujar Mersinin për vrasjen e 46-vjeçarit Gennaro Mercadante (në foto), ngjarje e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Mersini e kishte ndjekur partnerin e ri të ish-të fejuarës, një rumune 31-vjeçare, dhe e kishte qëlluar me thikë sapo ai kishte dalë nga një lokal lojërash fati në Milano.

Menjëherë pas krimit, ai ka rrëfyer gjithçka dhe ka dorëzuar armën me të cilën kishte kryer vrasjen.

46-vjeçari Mercandante ishte lidhur me rumunen pas ndarjes së saj nga shqiptari, me të cilin kishte dy fëmijë. Mersini rezulton me precedentë të tjerë penalë në Itali, por në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar se ishte ai autori i vrasjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy