Foltorja, Berisha mesazh Ramës nga Kurbini: Do pësosh fatin e Fatos Nanos

Foltorja, Berisha mesazh Ramës nga Kurbini: Do pësosh fatin e Fatos Nanos

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama duke i thënë se do të ketë fatin e Fatos Nanos.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “fundi i Ramës” është i afërt.

“Edvin, fundin e ke të afërt. Mjerë ti çdo heqësh. Edvin, atë paralajmërim që ia pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty nga kjo sallë. Fatin e tij do pësosh nga burrat dhe gratë e Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë. Bëj gati valixhet. Nisu për Beograd, në Shqipëri s’ke vend. Mos harro të marrësh me vete dhe Lul pengun”, deklaroi Berisha.

Ndaj Kryeministrit Rama, Berisha bëri akuza edhe për zgjedhjet e fundit parlamentare. Nuk la pa përmendur në akuzat e tij as kryedemokratin Lulzim Basha.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy