Agalliu: Besoj te logoja e PD-së. Rakipi: Edhe logoja është pronë e Berishës

Agalliu: Besoj te logoja e PD-së. Rakipi: Edhe logoja është pronë e Berishës

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deputeti demokrat, Arbi Agalliu tha se do t’i qëndrojë linjës zyrtare të PD-së. Deputeti i Vlorës tha se do të jetë në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Nuk do të doja kurrë që si politikan i ri, i futur rishtas në Parlament, nuk do të doja të ndaja veten. Besoj fort te logoja e PD. Një opozitë e fortë në këtë vend me kaq probleme do të ndihmonte. Ka disa marka tradicionale që i qëndrojnë kohës dhe kjo mendoj është e tillë.

Rakipi: Po të më dëgjosh mua, kjo logo është pronë e Sali Berishës. Edhe partia është pronë e Sali Berishës.

Nuk do të doja ta besoja. Berisha thotë PD është e të gjithëve. Kryetari i përkohshëm, ish-kryetari i përhershëm dhe sjellja që secili duhet të bëjë në politikë duhet t’i shërbejë masës.

Do të shkoj më datë 18 në Kuvendin e PD. Kam vendosur të ndjek linjën zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy