Situata paraqitet problematike në qarkun Shkodër, për shkak të disa vatrave të zjarrit.
Gazetarja Bendis Druni raportoi për “MCN Live” se në fshatin Bardhaj situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të faqes së malit.
Zjarri i nisur që prej ditës së djeshme është favorizuar nga era. Tymi ka mbërritur deri në qytetin e Shkodrës, për shkak të afërsisë së fshatit Bardhaj.
Helikopteri po ndërhyn për shuarjen e flakëve, ndërkohë që po punohet në mënyrë që zjarri mos t’iu afrohet banesave.
Ndërkohë banorët kanë ndihmuar vetë edhe në shuarjen e zjarrit, për të mos rrezikuar zonat e banuara.
Situatë problematike paraqitet dhe në Pukë, ku në malin Tërbun zjarri është mjaft i madh. Ndërkohë është djegur dhe një banesë e cila është e pabanuar.



