Gjoka: Nëse ka vullnet, abuzimet me fondet e IPARD zbulohen brenda një muaji

Gjoka: Nëse ka vullnet, abuzimet me fondet e IPARD zbulohen brenda një muaji

Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se nëse ka vullnet i gjithë abuzimi që është kryer me fondet e IPARD zbulohet në harkun kohor të 30 ditëve.

 

Nuk mund të quhen akoma vjedhje, por do i quaja shpërdorime pa masë dhe pa kriter, duke i dhënë këto fonde jo në drejtimit e duhur që të zhvillohej bujqësia por në drejtimin ku ‘zhvillohet miqësia’.

 

Përmes ndërhyrjeve, deputetë, ministra, zyrtarë të lartë, njerëz me ndikim urdhërojnë dhe diktojnë shpërndarjen e këtyre fondeve. 

 

Mungesa e këtyre fondeve, ne, kompanitë që kemi bërë emër dhe kemi shpenzuar na ka kthyer të pabarabartë me vendet e rajonit e aq më tepër nëse krahasohemi me Gjermaninë e Italinë.

 

Duhet të hartohet nga qeveria, të merren masa që të krijohen garancitë për ne. 

 

Po ta kenë qëllimin e mirë, zgjidhen shpejt. Këto nuk janë dhënë në mënyrë anonime. Dihet kush ka marrë. Për 30 ditë, me një ekspert del i gjithë abuzimi që është kryer. 

 

Ata që kanë marrë fonde me nga 500-600-700 mijë euro për një kompani fantazëm dhe nuk i kanë çuar në drejtimin e duhur, të merren masa t’i penalizojnë. 

 

Ultimatumi do zbatohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy