Rama i përgjigjet Dules: Je minoritar, jo minoritet. Bëmë një ligj që na bën krenarë

Rama i përgjigjet Dules: Je minoritar, jo minoritet. Bëmë një ligj që na bën krenarë

Kryeministri Rama ka replikuar në lidhje me deklaratën e deputetit të PBDNJ-së në lidhje me ligjin e minoriteteve, që po diskutohet sot në Parlament. Rama tha se Vangjel Dule përfaqëson gjithnjë e më pak minoritetin grek, i cili është respketuar plotësisht nëpërmjet ligjit.

“Vangjel, e ke bërë rrugë të nxitosh gabim. Nëse nuk do të të njihja, do të mendoja se e ke nga mendjeleshtësia. Por duke të njohur e di se je i qëllimshëm kur më vë mua në gojë gjëra që nuk i kam thënë kurrë. Ti je minoritar, jo minoritet. Je gjithnjë e më pak përfaqësues i atij minoriteti të denjë për gjithë respektin që i kemi dhënë dhe i japim me këtë ligj. Europa nuk është as kishë as xhami ku nuk vihet në diskutim Zoti. Ajo është një kontinent ku ne jemi pjesë. Mësoji këto gjëra dhe në fund fare: Ligji është krenari për këtë Parlament. Ai është një realitet për ne”, tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy