Gjekmarkaj: Protesta e 7 tetorit ka tejkaluar mosbindjen civile, shprehje e lartë e zemëratës

Gjekmarkaj: Protesta e 7 tetorit ka tejkaluar mosbindjen civile, shprehje e lartë e zemëratës

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV Agron Gjekmarkaj ka komentuar protestën e 7 tetorit të opozitës për të cilën u shpreh se ajo ishte përtej mosbindjes civile. Ai tha se ajo ishte një shprehje e lartë e zemëratës dhe se ishte një testim i parë dhe populli u përgjigj mjaft mirë.

Ajo që ka ndodhur para pak ditësh me protestën e opozitës për mua është më shumë se mosbindje civile, është shprehje e zemërimit dhe në këtë aspekt nuk ka zhgënjyer. Ajo ka befasuar se e ka tejkaluar mosbindjen civile. Mosbindja civile mund të jetë dhe një akt paqe të ulesh dhe të rrish për disa orë në rrugë.

Mendoj që protesta ishte përtej mosbindjes civile dhe në këtë aspekt ka zhgënjyer pozitivisht. Ai ishte një testim i parë dhe populli u përgjigj mjaft mirë dhe tani do mendojmë në vazhdim për formën dhe intensitetin të cilën do ta konkretizojmë në ditët në vazhdim. Përtej mosbindjes civile ajo ishte shprehje e lartë e zemëratës.

Besoj se opozita ka një vit që është në mosbindje civile, operon në këtë mënyrë duke kundërshtuar në mënyrën e vetë gjithë atë represion dhe kemi arritur në një moment kur opozita e thërret popullin në shesh dhe ai përgjigjet. tani mendoj se duhet një pauzë, besoj dhe kryeministri ka nevojë për një periudhë jo shumë e gjatë për të reflektuar dhe pastaj opozita përsëri do gjejë forma për të qenë në sheshe. Ne kemi qëllim të rikthejmë votën e lirë dhe prandaj kjo mund të arrihet vetëm përmes qeverisë teknike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy