Ndalimi i Huawei kërcënon industrinë botërore

Ndalimi i Huawei kërcënon industrinë botërore

Kompania Huawei është totalisht kundër ndryshimeve të bëra nga Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara, me arsye për të ruajtur sigurinë kombëtare, kundër eksportit të komponentëve të teknologjisë amerikane.

Vetë Presidenti Trump ditë më parë riktheksoi mospërdorimin e produkteve Huaëei.  

Sipas Huawei masa "ishte arbitrare dhe shkatërruese dhe kërcënon të prekë të gjithë industrinë në botë. Ky rregull i ri do të ketë një ndikim në zgjerimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit për qindra miliarda dollarë të cilat ne kemi zbatuar në mbi 170 vende".

Qeveria amerikane e vendosi Huawei në 'listën e zezë' të tregtisë më 16 maj 2019 "pa arsyetim", por kompania arriti të përmbushë "detyrimet e saj kontraktuale me klientët dhe furnitorët".

Sidoqoftë, Uashingtoni "ka vendosur të procedojë dhe të injorojë shqetësimet e shumë ndërmarrjeve dhe shoqatave të industrisë." Masa do të ketë një ndikim në shërbimet e telekomunikacionit për më shumë se 3 miliardë njerëz që përdorin produkte dhe shërbime Huawei në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy