
Një kolegj mode me qendër në New York City ka kërkuar falje pasi një sfilatë e tij u cilësua si raciste.
Modeleve iu kërkua të mbanin proteza që imitonin veshët, buzët dhe vetullat për një koleksion të krijuar nga studentë të dizajnit në një event në Manhattan.
Aksesorët u kritikuan në internet pasi një modele afrikano-amerikane tha që ajo nuk do t’i vishte kurrë veshjet e reklamuara në mënyrë kaq raciste.
Instituti i Teknologjisë së Modës bëri të ditur se rasti po hetohet.
"Aktualisht," tha presidenti i kolegjit, Joyce F Brown, në një deklaratë, "nuk duket se qëllimi origjinal i dizajnit, ka qenë të vihej theksi te raca".
"Sidoqoftë, tani është çuditërisht e qartë që ky ka qenë përfundimi. Për këtë, ne u kërkojmë falje atyre që morën pjesë në shfaqje, studentëve dhe kujtdo që është fyer nga ato që panë".
Aktiviteti u vu në krye të lajmeve në fillim të këtij muaji kur një modele afrikano-amerikane zbuloi se asaj iu kërkua t’i vishte këta aksesorë.
Amy Lefevre i tha New York Post se i tha stafit se nuk ndihej rehat me to veshur.
Jonathan Kyle Farmer, kryetar i kursit modern të modës së arteve të bukura të modës i cili drejtoi shfaqjen, i ka kërkuar falje direkt modeles.
"Unë kërkoj falje të thellë për çdo dëm dhe dhimbje që u kam shkaktuar atyre që janë përfshirë me shfaqjen", tha ai në një postim në Instagram.



