Spitali u dëmtua nga granatat/ Mjeku në Ukrainë: Do qëndroj këtu deri në fund

Spitali u dëmtua nga granatat/ Mjeku në Ukrainë: Do qëndroj këtu deri në fund

BBC ka marrë dëshminë e Oleg Revko, një mjek në qytetin Verior të Chernihiv, spitali i të cilit u dëmtua nga forcat ruse. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët, por ky mjek ukrainas tregon një version tjetër. Ai thotë se spitali i tij dhe një tjetër në qytet janë sulmuar me granata.

“Spitalet sulmohen si çdo gjë tjetër, atyre nuk u intereson”, thotë Oleg.

Ai i kaloi ditët e para të pushtimit i fshehur në bodrumin e shtëpisë së tij në periferi të qytetit, më pak se një kilometër nga një fushë ajrore ku u zhvilluan luftime të ashpra.

"Shtëpia është pikërisht në vijën e zjarrit rus," thotë Oleg. "Kam kaluar katër ditë duke u ruajtur nga granatat bashkë me tetë nga fqinjët e mi. Përdorëm një kovë si tualet”. Mjeku përfitoi nga një periudhë pushimi e luftimeve duke shkuar në spitalin e tij në qendër të qytetit. Mandej sulmet nisën të përshkallëzoheshin.

“Ata i sjellin të plagosurit në spitalin tonë. Njerëz që humbën krahët dhe këmbët, nuk janë pamje të bukura”, thotë ai. Mjeku shprehet i vendosur të qëndrojë në spital sa të mundet.

“Do të jem në spital deri në fund. Është detyra ime. Nuk e di sa do të rezistojë qyteti. Por unë do të jem këtu me njerëzit e mi.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy