Dy nga idetë më të debatuara të Donald Trampit gjatë fushatës kanë qenë qëndrimi i tij ndaj emigrantëve dhe muri në kufirin me Meksikën. Pas zgjedhjes në postin e Presidentit, Tramp thotë se do të dëbojë 2,5-3 milionë emigrantë pa leje qëndrimi në SHBA, të cilët kanë rekorde kriminale. Gjithashtu, Trampi është shprehur se do të ndërtojë murin e premtuar gjatë fushatës.
Në intervistën e parë pasi fitoi presidencën, Tramp tha se do të dëbojë emigrantët që janë kontigjent kriminal dhe do të ndërtojë murin përgjatë kufirit Meksikë-SHBA.
“Njerëzit me rekorde kriminale, pjesëtarët e bandave kriminale, shpërndarësit e drogës, rreth dy ose tre milionë, do të largohen nga vendi ose do të shkojnë në burg”, tha Tramp, pa specifikuar se çfarë do të bëhet me 9 milionë emigrant të tjerë, të cilët jetojnë atje por nuk kanë dokumente të rregullta.
Ndërsa i pyetur për murin me SHBA-të, Trampi tha se mund të jetë më shumë njefarë gardhi. “Për disa zona mendoj se një I tillë është më i përshtatshëm. Unë jam ekspert në këtë fushë. Quhet ndërtim”, tha ai.



