Qeveria duket se do të marrë kohë për draftin e amnistisë fiskale.
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e mbajtur sot tha se kryeministri Edi Rama këmbënguli që ky proces të marrë më shumë konsultime dhe të mos përmbyllet në muajin korrik.
Zv.kryeministri u shpreh:
Ne, pra pjesa poshtë kryeministrit mendonim ta kalonim në korrik draftin e amnistisë, kryeministri nguli këmbë që të kishte akoma më shumë konsultime me ju, qoftë me partnerët, qoftë me grupet e interesit, bankat, avokatët, qytetarët, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë informacion, ide. Ndërkohë ndajmë më shumë informacion me publikun dhe më shumë mbështetje.



