
Shërbimi i transportit hekurudhor për në aeroportin e Hong-Kongut u ndërpre pasi aeroporti u rrethua përsëri nga protestuesit pas përleshjeve me policinë. Trenat nga aeroporti në ishullin Chek Lap Kok mbeten aktivë, thanë autoritetet lokale.
Qindra aktivistë pro-demokracisë kanë arritur në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, duke bllokuar hyrjet përmes hekurudhave dhe autostradës. Sipas mediave lokale, megjithëse nuk ka pasur ndërhyrje në terminal, iniciativa po bllokon trafikun. Pas përplasjeve të dhunshme në qendër mes aktivistëve dhe policisë, parashikimet flasin për rritje të tensionit në vazhdim.



