“Studentët s’janë përfshirë në asnjë paketë” Axhami: Shumica punojnë, janë të kequshqyer

“Studentët s’janë përfshirë në asnjë paketë” Axhami: Shumica punojnë, janë të kequshqyer

Eksperti i ekonomisë, Mirdaim Axhami, duke folur në “MCN Economy” tha se studentët janë përjashtuar nga të gjitha paketat sociale të bërë në Shqipëri.

Axhami tha se studentët e kanë të vështirë ta përballojnë jetesën, shumica detyrohen të punojnë, dhe e kanë të pamundur të përgatiten për leksione.

Ishte një kërkesë që unë herë pas herë e kam artikuluar në daljet e mia në TV. Pavarësisht se ajo paketë, ne kemi sa gjysmën e buxhetit të Kosovës, dhe kemi dhënë shumë më pak se Kosova si paketa sociale, për të përballuar ndikimin në rritjen e çmimeve të luftës në Ukrainë. Studentët janë lënë fare pa marrë në konsideratë. Ishte për t’u përshëndetur rasti i Kosovës që u dhanë një tarifë 100 euro. Në të gjitha paketat që kanë përfshirë grupe të caktuara në Shqipëri, studentët s’janë përfshirë. Është për t’u ardhur keq një situatë e tillë. Duke qenë në kontakt me studentët, e shohim se sa ngushtë, sa rëndë ata e përballojnë jetesën e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për studentët në nivelin Master. Edhe në Bachelor, shumica janë të detyruar të punojnë për të përballuar jetesën. Studentët që punojnë e kanë të vështirë të përgatiten. Kanë më pak kohë për t’iu përkushtuar shkollës. Shumë prej tyre detyrohen ta lënë fare shkollën. Ne vihemi në vështirësi, që të ulim kërkesën ndaj studentët. Kur sheh që në 06:30 të vijnë studentë të rrënuar nga punët që ato bëjnë...! Marrim shpesh kërkesa, e-maile nga studentët, e kam të pamundur që të paraqitem në shkollë. Ka një prirje për të shkuar drejt arsimit profesional”.

Axhami i konsideroi studentët si "heronj" duke u shprehur se shumë prej tyre janë të kequshqyer. 

Shpenzimet që studentëve u kërkohen për blerjen e librave, për projektet e kështu me radhë janë në nivele të ulëta. Kjo ka mbetur jo sepse niveli i cilësisë së arsimit është i ulët, por sepse studentët s’kanë mundësi të paguajnë. Prej disa vitesh ua jap materialet pa pagesë, dhe ua shpërndaj përmes pajisjeve dixhitale. Kemi studentë që janë të kequshqyer, që s’janë të veshur mirë, që s’bëjnë gjumin mirë. Kur sheh studentë që duken në fytyrë që janë të kequshqyer. Kur sheh byrektoren që është plot...Çfarë mund të presësh nga një studentet që është i kequshqyer?! Këta janë heronj, që ndjekin një arsim për t’u krijuar vetes kushte më të mira jetese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy