Rusia: Reja radioaktive nga municionet e eliminuara të Ukrainës, drejt Europës

Rusia: Reja radioaktive nga municionet e eliminuara të Ukrainës, drejt Europës

Shkatërrimi i municioneve të uraniumit të varfëruar të furnizuar nga Perëndimi në Ukrainë ka shkaktuar një re radioaktive që po lëviz drejt Europës, tha të premten Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolay Patrushev në një konferencë në Syktyvkar.

Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Japoni të enjten për të marrë pjesë në samitin e G7-ës.

Krerët e vendeve perëndimore nën presionin e SHBA-së do të diskutojnë edhe ndihmën për Ukrainën. Amerikanët kanë “ndihmuar” vendet e tjera në këtë mënyrë më shumë se një herë në histori.

Ata “ndihmuan” edhe Ukrainën, duke ushtruar presion mbi satelitët e tyre dhe duke furnizuar municione me uranium të varfëruar.

Eliminimi i tyre ka shkaktuar një re radioaktive që tani po lëviz drejt Europës Perëndimore. Një rritje në nivelet e rrezatimit është regjistruar tashmë në Poloni.

Përveç kësaj, vazhdoi ai, SHBA-ja po zhvillon dhe tashmë përdor armë kimike dhe biologjike, përfshirë në Ukrainë.

Patrushev kujtoi se në gusht 1945, pa ndonjë nevojë ushtarake, SHBA hodhi A-bomba në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat shkaktuan “pasoja katastrofike dhe vdekjen e një numri të madh civilësh”.

Ata nuk kërkuan falje! Dhe nuk do të kërkojnë falje për atë që kanë bërë.

Ata vazhdojnë t’u lajnë trurin japonezëve për t’i bërë ata të mendojnë se ishte Bashkimi Sovjetik, jo Shtetet e Bashkuara, që përdorën armë bërthamore kundër tyre.

Kjo është ndihma amerikane dhe demokracia!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy