
Katër turistë dhe piloti vdiqën kur një avion privat u rrëzua në det pak pasi ishte nisur prej ishullit Roatán në bregun Atlantik në Honduras, deklaruan autoritetet vendore.
Katër turistët vinin nga ShBA-ja kurse kombësia e pilotit nuk dihet ende.
Aeroplani Piper PA-32-260 ishte nisur drejt portit të qytetit turistik Trujillo, rreth 80 kilometra nga Roatan-i, një ishull piktoresk shumë i vizituar nga turistët.



